Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Mëngjesin e sotëm duket se ende vazhdojnë debatet nga ‘prime-i’ i djeshëm, ku ky kryesori ka qenë mes Luizit dhe Kejvinës, ku kjo e fundit e quan ‘inekzistent’ këngëtarin edhe në prani të banorëve të tjerë.
Kejvina : Skam pikë respekti, pikë konsiderate. Për mua je njeri inekzistent dhe mos më fol shumë se po shijoj diellin dhe pamjen
Luizi: Do takohemi shpesh nëpër shtëpi dhe është shumë problem
Kejvina: Ua unë vdes për probleme
Pas një mbrëmje shumë të gjatë plot me diskutime dhe me debate, qendra e vëmendjes vazhdon që të jetë Luiz Ejlli. Së fundmi ai ka vendosur që t’i shkruajë një letër Kiarës dhe ajo vendosi që t’ja kthejë përgjigjen po ashtu me letër.