Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Tesk bisedonin të vetëm në oborr, Juli dhe Egla kanë kujtuar situatën e letrës së Gracianos, ku disa nga banorët qeshën teksa ai po e lexonte dhe kjo gjë e preku shumë atë. Juli u shpreh se Egla dhe Françeska donin të dilnin si njerëz të mirë dhe se Heidi bëri gabim që qeshi dhe stimuloi edhe të tjerët.
Egla: Në qoftë se ishin njerëz të mirë a si më quan mua dhe Françeskën as ju nuk do kishit qeshur
Juli: Nuk ishte situatë normale për mua Heidi Baci bëri një gabim por ai, Graciano që eshtë një shfrytëzues tipik situatash ai vetë nuk e shfrytëzoi situatën sepse u ofendua prej vërteti e hidhet Françeska
View this post on Instagram
Edhe pak ditë na ndajnë nga prime i të shtunës, ku do të zbulohen të gjithë finalistët e këtij edicioni. Egla, meritoni, Heidi dhe Françeska janë në televotim, ku dy prej tyre do ti bashkohen Romeos dhe Julit në finale. Këto ditë të fundit duket se banorët i kanë lënë debatet dhe po mundohet t’i shijojnë sa më shumë momentet. Françeska është shprehur se nuk do të luftojë me askënd për në finale dhe ditën e sotme ka habitur teksa është maskuar në tualet duke veshur rrobat për t’u dukur si një e moshuar.