Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Diola Dosti, ka folur së fundmi për romancën e saj me biznesmenin e njohur, Erolld Belegu. Ajo u shpreh se ndihet super e dashuruar me partnerin e saj, e madje tregoi se e ka ditur që në momentin e parë se ai ishte personi i saj i zemrës.
Ndjehem shumë e lumtur pranë Erolldit, që herën e parë që e kam pare atë e kam ditur se është njeriu im, për mua është mrekullia e 8 ky njeri. Kur takon atë ndjenjë të maturuar, një dashuri me këmbë në tokë. Ky është një raport që më ka rritur në shumë dimensione. Ai është human, shumë njerëzor, di sesi të bëjë për vete,
Mes tjerash nutricionistja shprehet se prezenca e Erolldit pranë saj e ka bërë rrugëtimin më të bukur në jetë. Diola dhe biznesmeni i njohur romancën e tyre e kanë bërë publike muaj me parë, dhe tani po i shijojnë ditët bashkë.