Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Pas deklaratave të forta që bëri mbrëmë në lidhje me Romeo Veshajn dhe Erjola Doçin, Graciano Tagani ka debatuar sot me Heidi Bacin. Sipas balerinit, Heidi është ‘aq e ftohtë, aq e akullt sa për lojën mund të bëj çdo lloj gjëje’. Ai shton se është lidhur kot, pasi e ka nisur që me Fation Kuqarin.
Heidi: Qetësohu zemra
Graciano: Nuk qetësohem se nuk më bën dot pis surrati jot
Heidi: U bëre pis vetë
Graciano: As surrati i këtij, kaq. Nuk u bëra pis fare. Hodha një të vërtetë që u tronditët dhe ajo tjetra do me dalë nga shtëpia se është mashtruese. Ky tjetri më thotë plehrë, legen, ça nuk më thotë se ka hallin se i del gjithë skema se si funksiononi ju këtu
Heidi: Nxirre skemën
Graciano: Ky djali i ka vënë 2-3 pika
Heidi: Kush djalë? Meritoni?
Graciano: Me mua ke qeshur aty dhe ke thënë ‘boll se lëmë nam’, ke qeshur pa pikë turpi. Ty të mbrojta dhe dole blof në mes të prime-t