Një portret i yllit hollivudian Angelina Jolie me shenjat e mastektomisë u shfaq së fundmi në Piazza San Babila, në zemër të Milanos. ‘Love Yourself’ është vepra e re e artit në rrugë nga aleXsandro Palombo, artisti që i preu flokët Marge Simpson para kosullatës iraniane në Milano. Për ata që nuk e dinë, mastektomia është termi mjekësor për heqjen kirurgjikale të njërit ose të dy gjinjve, pjesërisht ose plotësisht. Mastektomia zakonisht kryhet për të trajtuar kancerin e gjirit.
Këtë herë, rasti i muralit është Dita Botërore e Kancerit të Gjirit, qëllimi i festimit të forcës dhe guximit të grave dhe çmitizimi i plagëve të mastektomisë. Nuk është hera e parë që Palombo merret me këtë çështje.
Edhe në vitin 2015 ai kishte krijuar serinë e veprave të titulluar ‘Survivor’, në të cilën portretizonte heroinat e filmave vizatimorë si të mbijetuarat e kancerit të gjirit dhe me shenjat e mastektomisë, nga princeshat Disney si Borëbardha, Jasmina, Hirushja, Ariel, Aurora dhe Tiana, deri tek vetë Marge Simpson, e cila pasi u hoq nga konsullata iraniane, rikthehet në një version të ri me gishtin e mesit të ngritur.
Rikujtojmë, se së fundmi Angelina Jolie ka dhënë detaje mbi akuzat për abuzim kundër Brad Pitt në kundërpadi. Në dokumentet gjyqësore në lidhje me një betejë ligjore mbi një punishte vere franceze që dikur zotëronin së bashku, ajo pretendon se ai kishte abuzuar me të dhe fëmijët e tyre gjatë një udhëtimi me avion në vitin 2016.
Jolie paraqiti një ankesë kundër ish-bashkëshortit të saj duke zbuluar detaje të reja rreth asaj që ajo e përshkroi në dokumentet e gjykatës si sjellje abuzive nga ai në një aeroplan privat në vitin 2016 që çoi në zgjidhjen e martesës së tyre. Dokumenti i saj vazhdon duke përshkruar një shpërthim të zgjatur fizik dhe verbal në shtator 2016, teksa Pitt, Jolie dhe gjashtë fëmijët e tyre fluturuan nga Franca në Kaliforni.