Ekspertët e shëndetit thonë se tingujt mund t’i ndihmojnë njerëzit të bien në gjumë duke maskuar zhurmat e jashtme dhe duke nxitur relaksimin. Por si është e mundut kjo?! Ndoshta jeni në ankth. Për ata që luftojnë me ankthin, heshtja mund të jetë e vështirë, kështu që zhurma në sfond është qetësuese shpjegoi Shelby Harris, ekspert i gjumit për Huff Post. Përveçse na ngushëllojnë, tingujt mund të na largojnë nga mendimet ankthioze. Mund të maskojë tingujt shpërqendrues.
Të gjitha llojet e shqetësimeve mund të jenë të pranishme gjatë natës, nga mosfjetja e të tjerëve në shtëpi deri tek tingujt që vijnë nga rruga. Ato janë veçanërisht të dukshme gjatë natës kur përpiqemi t’i bllokojmë të gjitha dhe të biem në gjumë. Pastaj një zhurmë më e këndshme, si një melodi qetësuese ose një shfaqje televizive e shkujdesur, mund të jetë e mirëpritur dhe qetësuese.
Heshtja mund të jetë e pakëndshme. Kur jeta jonë shpesh është e mbushur me zë të vazhdueshëm dhe zhurmë, heshtja është një kontrast i dukshëm. Është tronditëse. Nëse mendoni për shoqërinë, ne jemi vazhdimisht të rrethuar ose të zhytur nga tinguj. Njerëzit përdorin zhurmën e jashtme sepse mësohen me nivelin e ulët të zhurmës së sfondit dhe ndihen të parehatshëm në heshtje. Zhurma mund të na bëjë të ndihemi më pak të vetmuar. Mungesa e zhurmës shpesh nënkupton mungesën e njerëzve përreth, gjë që mund të krijojë një ndjenjë vetmie dhe kështu ata mendojnë se një zë që mbush heshtjen është një mënyrë për të ndjerë se ka njerëz përreth.
Studimet e fundit kanë treguar se shqetësimi i gjumit, i njohur gjithashtu si fragmentimi i gjumit, ka pasojë të rëndësishme në shëndetin mendor dhe fizik. Një hulumtim i publikuar në revistën “Sleep” zbuloi se individët me gjumë të ndërprerë kanë rrezik të lartë për zhvillimin e çrregullimeve kognitive dhe dëmtimin e kujtesës. Gjatë gjumit, truri kalon nëpër cikle të ndryshme, duke përfshirë gjumin REM dhe non-REM, të cilat janë thelbësore për rikuperimin dhe funksionimin e duhur njohës.