Health & Beauty Lifestyle

Për ju vajza që vendosni make-up kur shkoni në palestër, flet dermatologia!

Aplikimi i grimit gjatë stërvitjes mund të dëmtojë lëkurën, ka zbuluar një studim i ri. Studimi i publikuar në Journal of Cosmetic Dermatology, tregoi se përdorimi i fondatinës mund të çojë në acarim të lëkurës. “Aplikimi i grimit në palestër nuk rekomandohet për sa i përket shëndetit të lëkurës”-tha Michele Green, një dermatologe kozmetike e certifikuar nga bordi me bazë në New York.

“Kur stërvitemi, poret tona hapen dhe djersa dhe toksinat lirohen nga trupi. Grimi në lëkurë mund ta bllokojë djersën në pore, duke çuar në bllokimin e poreve dhe daljen e akneve. Nëse nuk dëshironi të dëmtoni lëkurën tuaj, por të njëjtën kohë nuk doni të shkoni në palestër pa make-up, atëherë ekziston një zgjidhje. Ngjitëset që vendosen poshtë syve janë opsion i mirë dhe i shkëlqyeshëm nëse dëshironi të mbuloni njollat”-tha Green. Ndërkaq, është e rëndësishme të shmangni disa produkte që të shkaktojnë puçrra nëse i vendosni gjatë stërvitjes.

Ndërkaq, një element kyç për ata që vendosin të ushtrohen fizikisht është koha se kur do t’i bëjnë ushtrimet. Duke marrë parasysh oraret e zëna të punës, shumë njerëz mund të zgjedhin të ushtrohen në mëngjes herët. Studiuesit thonë se nëse shkoni në palestër në mëngjes herët nuk do të keni mundësi të arrini pikun e performancës. Muskujt janë më të ngurtë, ka më pak rezerva energjie të ruajtura gjatë natës dhe në mëngjes dhe temperatura e trupit është disi më e ulët se zakonisht.

Të gjitha këto pengojnë performancën e ushtrimeve. Prandaj, ushtruesit më të zjarrtë mund të preferojnë t’i bëjnë ushtrimet pasdite. “Koha më e mirë për të bërë ushtrime është mes orës 13:00 dhe 18:00.”-thotë Shawn Arent, kryetar i Departamentit të Shkencës së Ushtrimeve në Universitetin e Karolinës së Jugut. Megjithatë, shkencëtarët bien në një mendje se rëndësi ka konsistenca, kurdo që të zgjidhni të ushtroheni.