Sipas studimeve të ndryshme të harrosh të heqësh tamponin është më e zakonshme nga se mendohet dhe rastet kur gratë janë prekur nga sindromi i shokut toksik, një infeksion që shkaktohet nga materiali absorbues që gjendet në produktet sanitare nuk kanë qenë të pakta. Sipas Klinikës Mayo, tamponi thithës mund të shkaktojë TSS. Kur ata harrohen për një kohë të gjatë, krijohet një terren ushqyes për bakteret.
Përveç kësaj, fibrat absorbuese mund të gërvishtin sipërfaqen e vaginës, duke bërë të mundur që bakteret apo toksinat të infektojnë. Mjedisi bëhet i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve toksike dhe simptomat janë temperatura dhe ethet. Gjendja mund të përkeqësohet nëse nuk reagohet menjëherë dhe nëse nuk mjekohet mund të jetë edhe fatale.
Ndonëse në fletën udhëzuese thuhet qartë që tamponët duhen ndërruar çdo 4 orë, shumë vajza dhe gra e anashkalojnë këtë fakt duke vënë në rrezik shëndetin e tyre. Edhe pse në dukje janë mjaft të thjeshtë, përdorimi i tamponëve lidhet me probleme të ndryshme, nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur.
Tamponët duhet të ndërrohen çdo 4 orë, nëse gjakderdhja është më intensive atëherë edhe më shpesh. Gjinekologët nuk e rekomandojmë përdorimin e tamponëve natën. Tamponët nuk ndikojnë në sasinë apo zgjatjen e ciklit menstrual, sepse kjo varet nga hormonet dhe është individuale tek çdo femër.