Health & Beauty

Për ju vajza që mendoni se shtoni peshë gjatë ciklit menstrual, ja se çfarë tregon studimi më i fundit!

Me cikël të rregullt menstrual nënkuptojmë një cikël që vjen në mënyrë të rregullt periodike një herë në 21 ditë, një herë në 28 ditë ose një herë në 32 ditë. Ditët e para gjatë ciklit menstrual nuk janë më të mirat e mundshme pasi shoqërohen me një sërë ndryshimesh si për shembull dhimbje shpine, gjoksi, luhatje humori, shtim i oreksit etj.

Ky i fundit shoqërohet gjithashtu edhe me frikën e përgjithshme se gjatë ciklit ekziston një probabilitet më i lartë për të shtuar peshë krahasuar me ditët e tjera të muajit. Por, më në fund një lajm i mirë për të gjitha ju të cilat ndiheni më të fryra e të se zakonisht gjatë atyre ditëve. Sipas një kërkimi të fundit, të publikuar në “International Journal of Eating Disorders”, dëshira për të ngrënë sa më shumë gjatë periodave lidhet me të ashtuquajturën ”uri emocionale”.

Hulumtuesit monitoruan gjithë ndryshimet psiko-fizike të 325 grave të moshave 15-25 vjeç për 45 ditë, ose një cikël të plotë menstrual. Ata studiuan kampionët e pështymës për të parë si ndryshonin nivelet e estradiolit dhe progesteronit dhe vunë re se nuk kishte asnjë ndryshim në peshë. Ndërsa ardhja e menstruacioneve është zakonisht një shenjë e sigurt se nuk jeni shtatzënë, ju mund të mbeteni shtatzënë në periudhën tuaj.

Periodat mund të jenë një shqetësim, por ato vijnë rreth një herë në muaj për shumicën e grave. Kohëzgjatja e tyre mund të ndikohet nga një mori faktorësh të stilit të jetesës. Kjo mund të përfshijë llojin e kontracepsionit që përdorni, stresi apo edhe sa shumë gjumë ose stërvitje. Disa gra kanë perioda të rënda dhe të dhimbshme, ndërsa të tjera mund të përjetojnë vetëm siklet të lehtë.