Shumica e e grave vendosin maska dhe vajra të ndryshme në flokët e tyre kur shkojnë në plazh. Një prej tyre është vaji i ullirit. Në këtë mënyrë ato besojnë se flokët e tyre do të mbrohen nga rrezet e diellit, sepse qëndrimi i gjatë jashtë në ditë të nxehta mund t’i dëmtojnë kutikulat e flokëve. Si pasojë e këtij dëmtimi, flokët do të humbin hidratimin e duhur, gjallërinë dhe pigmentin e nevojshëm.
Kur gratë vendosin vaj ulliri në flokët e tyre, ato thjesht skuqin flokët si dhe lëkurën. Të gjithë vajrat tërheqin nxehtësinë dhe asnjë vaj nuk është i mirë për t’u përdorur në flokë. Ka shumë produkte që mund të përdoren për të mbrojtur flokët, madje edhe një llak i thjeshtë regjenerator spërkatës është më i mirë se çdo vaj.
Kur bëhet fjalë për maskat natyrale të flokëve, shumë gra i zgjedhin ato. Nuk është çudi, duke qenë se në rrjetet sociale mund të gjenden këshilla të shumta. Një prej tyre është maska me vaj kokosi. Megjithatë, ekspertët preferojnë që balsami të lihet 5 minuta.
Ndërkaq, gjithmonë ekziston mundësia që të dëshironi flokë të bukur dhe me shkëlqim. Megjithatë, mund të jetë e vështirë të gjeni një rutinë që funksionon dhe ndonjëherë gjërat që bëni për t’i bërë më me shkëlqim rezultojnë pa dobi, duke i bërë të duken pa shkëlqim dhe të thata.
Por, ka zgjidhje për këtë. Një eksperte e shëndetit të flokëve ka treguar pse lloji i ujit që përdorni për larjen e flokëve mund të bëjë ndryshimin. Ajo ka publikuar një video në TikTok ku thotë se: “A keni dëgjuar ndonjëherë të lani flokët me ujë të ftohtë?”. Ekspertja shpjegoi pse uji i ftohtë është më i miri për t’u përdorur duke u thënë njerëzve të mos shqetësohen dhe nëse ndiqni këshillat e saj, flokët tuaj do të duken perfekt. “Kur nxehtësia bie në kontakt me flokët tuaj, në fakt hap kutikulën tuaj”-tha ajo.