Health & Beauty

Për ju vajza dhe gra që nuk e dini, klima dhe moti kanë ndikim tek vezoret!

Numri më i madh i grave në menopauzë hyjnë pas ekuinoksit pranveror (nata dhe dita e barabartë), ndërsa pas ekuinoksit të vjeshtës është më pak e mundshme. Menopauza më së shpeshti shfaqet në mars, prill apo qershor, por më rrallë në gusht dhe dhjetor. Hyrjaa në menopauzë nuk varet vetëm nga momenti i zvogëlimit dhe i humbjes së qelizave vezore, por edhe nga ndërrimi i stinëve të vitit.

Në këtë ndryshim jetësor ndikojnë posaçërisht ekuinokset pranverore dhe vjeshtore. Zbulimi mbi ndikimin e stinës së vitit në shfaqjen e klimaksit përkrah konstatimin mbi rëndësinë e ndikimit të faktorëve jetësor dhe ambientit klimatik në aftësinë riprodhuese të femrës madje edhe kur ajo aftësi bie. Zbulimi është i rëndësishëm sepse tregon që edhe kushtet e tjera si edhe gjatësia e ditës, temperatura dhe lagështia e ajrit ndikojnë jashtëzakonisht në funksionin e vezoreve.

Së fundmi studiuesit në Sidnei kanë bërë një hap para në lidhje me endometriozën, që mund të ndryshojë mënyrën si trajtohet sëmundja dhe të përmirësojë shëndetin e grave. Studiuesit kanë rritur indet nga çdo lloj endometriozë e njohur, duke vëzhguar ndryshimet dhe duke krahasuar se si reagojnë ndaj trajtimeve. Kjo do të thotë se studiuesit do të jenë në gjendje të ndryshojnë trajtimet dhe kurat në varësi të llojeve të ndryshme të endometriozës.

Profesori i obstetrikës dhe gjinekologjisë, Jason Abbott, tha se studimi është i krahasueshëm me studimet e bëra në trajtimin e kancerit të gjirit tre dekada më parë.

30 vjet më parë, ne i trajtonim të gjitha kanceret e gjirit njësoj. Tani e dimë se ka shumë lloje të ndryshme të kancerit të gjirit dhe i trajtojmë ato në përputhje me rrethanat. Duke ditur llojin e endometriozës, ne do të jemi në gjendje të parashikojmë nëse një paciente ka të ngjarë të përjetojë një formë agresive, invazive të sëmundjes dhe të ofrojmë trajtim për të ruajtur fertilitetin e saj.

Endometrioza ka të bëjë me rritjen e indeve jashtë mitrës, të cilat në fakt duhet të zhvillohen brenda saj. Këto inde nuk kanë mundësi të largohen nga trupi dhe mund të shkaktojnë dhimbje të shumta e madje edhe ndërlikime të tjera, përfshirë infertilitetin.