Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Për ju që sapo jeni djegur dhe nuk dini çfarë të bëni, njihuni me produktet që duhet t’i vini në lëkurë!

Po nxitonit për të nxjerrë tavën nga furra dhe dogjët dorën? Në rast se nuk ndërhyni menjëherë gjendja mund të përkeqësohet. Më poshtë ne ju njohim me 4 produktet që ndihmojnë në qetësimin e djegies.

1.Uji i ftohtë

Kur shkaktohet një djegie, gjëja e parë që duhet bërë është të vini pjesën e dëmtuar nën rrjedhjen e ujit të ftohtë, akoma më mirë do të ishte uji i frigoriferit sepse ka efekt kundër dhimbjes, pasi shtrëngon enët e gjakut. Sa herë që pësoni djegie të shkallës së parë duhet të fusni menjëherë zonën e dëmtuar në ujë të ftohtë. Uji i ftohtë qetëson dhimbjen pasi shtrëngon enët e gjakut.

2.Patatet

Patatet kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore. Qëroni një patate me madhësi mesatare dhe grijeni në rende. Më pas mbuloni plagën me pjesën e grirë. Mbajeni për disa minuta ashtu derisa dhimbja të qetësohet.

3. Aloe Vera

Bima e Aloe Vera-s është shumë e njohur për përdorimet e saj në fushën e kozmetikës, por jo më pak i rëndësishëm mbetet roli i saj në kurimin e djegieve sipërfaqësore dhe atyre të shkallës së dytë. Pasi e keni mbajtur plagën për pak minuta në ujë të ftohtë, lëreni të thahet në mënyrë natyrale dhe më pas lyejeni me xhel aloe vera.

4.Lëkurë bananaje

Lëkura e bananes është e pasur me aminoacide dhe vitamina ushqyese si (si A, B, C dhe E). Ajo ka veti hidratuese dhe ndihmon plagën të mbyllet sa më shpejt.

Ndërkaq, një nga reagimet që trupat tanë kanë gjatë verës, është fryrja e duarve apo e këmbëve. Nëse ju ndodh të zgjoheni me gishta të hollë dhe të lehtë e në darkë i ndjeni ato të rënduar dhe unazat që vendosni zakonisht ju rrinë të ngushta, po përjetoni fryrjen e duarve. Ky fenomen i skiletshëm, mund të ndikojë edhe në kryerjen e aktiviteteve tuaja të përditshme, pasi mund t’ju duket sikur duart humbasin fuqinë. Zbuloni disa nga shkaqet kryesore të zhvillimit të kësaj gjendjeje dhe si ta evitoni sa më parë.