Shumë njerëz besojnë se qumështi i ngrohtë bën mirë kur jeni të ftohur. Pirja e qumështit trash sekrecionet ekzistuese dhe irriton fytin. Përpos qumështit, disa ekspertë nuk rekomandojnë as konsumin e akullores apo produkteve të tjera të bulmetit. Ata shpjegojnë se produkte të tilla irritojnë stomakun. Gjithsesi, nëse doni patjetër ta konsumoni, pijeni në temperaturë ambienti.
Bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionet e tepërta mund të kurohen në mënyra të ndryshme. Banja me avull, gargara me ujë të kripur dhe lëngjet e ngrohta ndihmojnë në eliminimin e sekrecioneve. Një filxhan me çaj të ngrohtë xhenxhefili jep përmirësime të menjëhershme. Përbërësit e xhenxhefilit hidhen menjëherë në sulm kundër inflamacionit dhe lehtësojnë daljen e sekrecioneve nga organizmi.
Çaji ka shije të mirë dhe nga ana tjetër furnizon organizmin me lëngjet e nevojshme për të mposhtur të ftohurën. Mjaftojnë dy filxhanë me çaj xhenxhefili në ditë për të larguar të ftohurën kronike. Ëmbëlsojeni me mjaltë nëse dëshironi. Nëse e ftohura kronike shoqërohet me kollë dhe sekrecione, atëherë kombinoni mjaltin dhe lëngun e qepës. Kjo kurë është ideale për të çliruar kraharorin nga sekrecionet bllokuese.
Gargara është një nga kurat më të lashta por më efikase kundër fytit të thatë, kollës dhe të ftohurës kronike. Uji i ngrohtë me kripë, uthull molle dhe sherebelë të thatë është kura më e mirë për të bërë gargarë dhe shëruar rrugët e frymëmarrjes. Gargara përsëritet disa herë jo vetëm për të nxjerrë sekrecionet, por edhe për të rregulluar ngjirjen e zërit dhe lehtësuar frymëmarrjen.