Personat e fiksuar pas pastërtisë jetojnë më gjatë. Kjo është ajo që ka rezultuar nga publikimi i të dhënave në revistën shkencore ‘The Lancet’, për një studim të kryer nga ‘McMaster University of Canada’ që ka përfshirë një mostër prej 140,000 njerëz (të moshave 30-70 vjeç nga 15 vende të ndryshme). Secili pjesëmarrës duhej të plotësonte një pyetësor për aktivitetet fizike të kryera çdo ditë.
Në bazë të vlerave të analizuara, doli se ushtrimi fizik për 300 minuta në javë (1 orë në ditë për 5 ditë) redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekshmërisë me 28%. Nëse të gjithë pjesëmarrësit e studimit do t’i përmbaheshin rregullave javore 300 minutëshe do të ishte e mundur të shmangej edhe 8% e totalit të vdekjeve gjatë gjithë periudhës së hulumtimit.
Aspekti interesant është se për të marr një përfitim të tillë nuk është e nevojshme që të shkoni në palestër, mjafton thjesht të pastroni shtëpinë, ose të shkoni në punë në këmbë për të arritur aktivitetin minimal fizik të rekomanduar nga udhëzimet ndërkombëtare. Dr. Scott Lear, i cili drejtoi studimin tha se:
Shkuarja në palestër është padyshim një gjë e mrekullueshme por duke ecur në këmbë ose thjesht të bëni pastrimin e shtëpisë do të kurseni para dhe burime për t’u përdorur nga ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Një sugjerim që Stefano Negrini, profesor i asociuar në Mjekësinë Fizike gjithashtu bie dakord.
Tashmë prej vitesh dihet se aktiviteti fizik është i dobishëm jo vetëm për mirëqenien, por gjithashtu dhe sidomos për vetë shëndetin dhe përfitimet e shumta variojnë nga disponimi në aspekte thjesht fizike, si dhe në reduktimin e sëmundjeve specifike. Aspekti pozitiv është se secili mund të bëjë aktivitet fizik, ai negativ është se kërkon përpjekje, përqendrim dhe organizim, veçanërisht në shoqëritë komplekse ku jeta sedentare e të qëndruarit ulur është ajo që na rrethon. Gjithashtu ne e dimë se biologjikisht njeriu është i programuar për t’i shpëtuar lodhjes.
Sipas këtij studimi ato që përfitojnë janë amvisat, ose të paktën ata që kujdesen për punët e shtëpisë.