Bananet janë ushqimi ideal për t’u rimbushur me energji. Nga pikëpamja ushqyese ato ofrojnë karbohidrate dhe kanë një përmbajtje të shkëlqyer të kripërave minerale, duke përfshirë magnezin, kaliumin, manganin dhe bakrin. Ato përmbajnë vitamina, duke përfshirë vitaminën B6, vitaminën B9 dhe vitaminën C. Bananet më pas sigurojnë fibra, duke përfshirë ato të tretshme si inulina, të cilat janë lëndë ushqyese e preferuar për mikrobiotën e zorrëve.
Nga ana tjetër, ky frut ka disavantazhin se prishet lehtë, veçanërisht nëse mbahen në frigorifer, pasi në të ftohtë, lëkura e saj nxihet shpejt. Bananet e papjekura janë më ngopëse, janë më pak të pasura me sheqerna të thjeshta, sesa ato të pjekura, të cilat treten shpejt. Rrjedhimisht kanë një fuqi më të madhe ngopëse. Pra, ato janë më të përshtatshme për ata që kanë nevojë të qëndrojnë në formë ose për ata që luftojnë me sulmet e papritura të urisë.
Të pjekur kanë më shumë antioksidantë. Një nga përfitimet e bananeve të pjekura është tretshmëria. Krahasuar me ato të papjekura, kur lëvozhga ka njolla të errëta fruti është më i tretshëm. Nga ana tjetër, është më e ëmbël dhe më e sheqerosur. Në fakt, niseshteja e bananes asimilohet më lehtë me maturimin. Një avantazh tjetër i bananeve të pjekura është se ato janë më të pasura me antioksidantë, molekula të dobishme për të luftuar stresin oksidativ dhe për të ngadalësuar plakjen.
Bananet njihen si një frutë që na japin energji, ndaj janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes. Megjithatë, është mirë t’i hani ato në kombinim me ushqime të tjera si drithërat, asnjëherë vetëm me barkun bosh. Bananet nuk rekomandohen për një grup njerëzish me një problem të caktuar shëndetësor. Bananet mund të jenë problem serioz në situatën kur keni ndonjë nga sëmundjet e zorrëve në fazën akute.