Celebrities Film & Tv

Për ju që mezi po e prisni filmin “Barbie”, kemi një lajm të mirë!

Aktorja e shumëpërfolur për rolet e saj në “The Wolf of the Wall Street” dhe “Suicide Squad” tashmë do të vijë edhe në rolin e “Barbie”. Këtë e ka konfirmuar jo vetëm Margot Robbie por edhe studio e filmit “Warner Bross” që për këtë realizim do të bashkëpunojë me prodhuesit e lodrave “Mattel”.

Regjisorja e nominuar për çmimin “Oscar”, Greta Gerwig, ka firmosur zyrtarisht për të drejtuar filmin e shumëpritur “Barbie”. Për të luajtur rolin e kukullës me flokë të verdhë, është përzgjedhur aktorja e famshme super bukuroshe, Margot Robbie.

Gerwig ka qenë në bordin e projektit “Warner Bros” që nga viti 2019, kur nënshkruan për të shkruar skenarin e filmit me Noah Baumbach. Që nga ajo kohë, thashethemet kanë qarkulluar që Gerwig ishte zgjedhur të drejtojë projektin, por marrëveshja nuk u bë zyrtarisht.

Sidoqoftë, gjatë intervistës së saj për revistën britanike “Vogue”, Robbie vuri në dukje se vizioni krijues i Gerwig do të shtrihej tej skenarit, pra edhe në regjisurë. “Barbie” pritet të lançohet në vitin 2023.

Margot u shpreh në lidhje me këtë projekt se:

Unë mendoj se ky film do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm tek publiku e veçanërisht tek fëmijët. Jam e nderuar që do të jem një Barbie.

Rikujtojmë, se aktorja e famshme australiane arriti kulmin e karrierës së saj pas rolit të Harley Quinn në filmin e famshëm “Suicide Squad”. Në një intervistë për “The Hollywood Reporter” ajo është shprehur se fama ka shumë pasoja dhe disa nga këto të kushtojnë shumë para. Pas premirës së këtij filmi 31-vjeçarja ka treguar se persona të paidentifikuar dërgonin letra në shtëpinë e saj ku e kërcënonin me vdekje.