Më në fund “Rockstar Games” ka publikuar trailerin e videolojës së shumëpritur “Grand Theft Auto 6” (GTA6), si dhe ka njoftuar se loja do të dalë në treg në vitin 2025. Traileri i parë i “GTA 6” na prezanton me dy protagonistët Jason dhe Lucía që do të jetë protagonistja e parë femër e sagës. Të dy do të formojnë një çift të tipit “Bonnie & Clyde” dhe do të shkatërrojnë një Vice City që duket më i madh dhe më i gjallë se kurrë.
Traileri i “GTA 6” ka gjithçka si grafika mahnitëse, perëndim të diellit, shëtitje në plazh mes faunës lokale, bikini, makina sportive dhe festa në klube striptizmi. Por, këtyre u shtohen edhe bastisjet e policisë në laboratorët e drogës, TikTok-u ose aligatorët që hyjnë në dyqane ushqimore.
Rikujtojmë se në ishte 17 shtator 2013 kur doli në treg “GTA V”. Në atë kohë, Donald Trump nuk ishte gjë tjetër veçse një shaka e përsëritur në “The Simpsons” dhe Putin nuk dukej i rrezikshëm. Fansave të videolojërave nuk do i shkonte kurrë në mendje se GTA-ja e radhës do të prodhohej pas më shumë se 10 vitesh. Por, tani pritjes i erdhi fundi.