Miliarderja Kylie Jenner dhe aktori i njohur Timothee Chalamet janë akoma bashkë, pavarësisht raportimeve se dyshja janë ndarë. Burime për TMZ thonë se çifti mund të mos jenë parë së bashku në publik, por kjo nuk do të thotë se janë ndarë. Thuhet se gjithçka është mirë mes tyre dhe se çdo raportim për ndarje është i rremë. Një burim pranë tyre paralajmëroi fansat të mos besojnë gjithçka që lexojnë nëpër rrjete sociale.
Thashethemet për lidhjen e 25-vjeçares me Timothee fillimisht nisën nga faqja në Instagram Deuxmoi, e cila pretendoi se disa burime konfirmuan romancën mes themelueses së “Kylie Cosmetics” dhe aktorit të nominuar për “Oscar”. Deuxmoi më pas postoi edhe videon e takimit të parë të pretenduar të Jenner dhe Chalamet gjatë Javës së Modës në Paris. Kylie asokohe u pa në shtëpinë e aktorit të famshëm dhe pas kësaj u shoqëruan vazhdimisht me njëri-tjetrin.
Ata dëshirojnë të mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes e publikut. Romanca e re e yllit televiziv vjen disa muaj pas ndarjes nga reperi Travis Scott, me të cilin ka dy fëmijë. Rikujtojmë, se albumi i fundit i Scott, ‘Utopia’, duket se përfshin edhe një referencë që mund të interpretohet si një ‘thumb’ ndaj Timothee Chalamet. Në një këngë të titulluar “Meltdown”, Scott bën rep për “çokollatën” dhe “Willy Wonka” dhe më pas vazhdon t’i drejtohet një ish-të dashuri të paidentifikuar, duke sugjeruar se nuk do të gjejnë një tjetër si ai.