Celebrities Gossip Showbiz

“Për ju që më quani të shëndoshë dijeni që edhe llogaria ime bankare…”/Bebe Rexha vjen me një “shuplakë” për të gjithë kritikuesit e peshës së saj!

Ylli i muzikës pop Bebe Rexha, i është përgjigjur sërish komenteve për peshën e saj. Krijuesja e hitit “Me Myself and I”, ka përqafuar çdo herë papërsosmëritë e saj. Kësaj here, këngëtarja u ka dhënë një mesazh personave të cilët e kanë quajtur “të shëndoshë”. “Për ju që më quani të shëndoshë, thjesht dijeni që edhe llogaria ime bankare është kështu”-iu adresua ajo këtyre komenteve fyese, bashkangjitur me një foto në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Bebe Rexha është në mesin e shqiptarëve të shumtë që kanë vulosur emrat në industrinë globale të muzikës. Këngëtarja njihet për hitet e panumërta dhe projektet që prekën thellë tematika të shumta shoqërore. Ylli i muzikës pop në mbishkrimin e një fotoje të fundit që ka postuar në Instagram ka shkruajtur: “Ku gjen më mirë?”.

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në SHBA, Bebe vijon të ruajë një lidhje të fortë me vendin e saj. Ajo shpesh poston në mediat sociale postime, meme që lidhen me traditat e zakonet e shqiptarëve. Madje, Bebe pati premtuar vitin e kaluar një këngë në shqip, por ende nuk është publikuar.

Së fundmi, Bebe publikoi këngën e saj të re “Chase It”. Kënga shënon fillimin e një epoke të re në jetën dhe karrierën e Rexhës, më pak se një vit pasi doli albumi i saj i fundit. “Kam kaluar një ndarje dhe mendoj se do të kishte qenë e tepërt të bëja një pushim nga muzika,”-tha këngëtarja 34-vjeçare, e cila u nda nga ish i dashuri Keyan Safyari vitin e kaluar.