Keni vazhdimisht buzë të plasaritura?! Kjo mund të jetë një simptomë e cila paralajmëron një gjendje serioze. Buzët e plasaritura nuk shfaqen vetëm kur temperaturat janë jashtëzakonisht të ulëta. Ekspertët thonë që mund të paralajmërojnë aneminë. Buzët e plasaritura shfaqen jo vetëm për shkak të ajrit shumë të thatë në ambiente të mbyllura ose zakonit të lëpirjes së vazhdueshme të buzëve, por edhe si pasojë e anemisë.
Kjo gjendje është në fakt një nivel i reduktuar i hemoglobinës dhe rruazave të kuqe të gjakut dhe mund të jetë e rrezikshme. Anemia është shpesh një simptomë që diçka në trup nuk funksionon siç duhet, mund të tregojë sëmundje onkologjike ose të shoqëruara me gjakderdhje kronike. Ekspertët e konsiderojnë aneminë një gjendje shumë të rëndë dhe vëmendje e veçantë i kushtohet simptomave që e tregojnë atë.
Mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje kërcënuese për jetën. Ju mund të përcaktoni se buzët e plasaritura janë një shenjë e anemisë sipas specifikave të caktuara. Këto çarje ndodhin në cepat e gojës dhe janë aq të dhimbshme sa shkaktojnë probleme gjatë ngrënies, madje edhe për të qeshur.
Shkencëtarët kanë zbuluar se në 35% të rasteve, shkaku i cheilitisit angular, është mungesa e hekurit. Në këtë rast, kremrat nuk do të ndihmojnë. E vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin është trajtimi i anemisë dhe zëvendësimi i mungesës së hekurit.
Lëkura në buzët tuaja është një nga zonat më të ndjeshme të trupit dhe më e ekspozuara ndaj mjedisit, shpjegon për ‘Allure’ Joshua Zeichner, një dermatolog me bazë në Nju Jork. Një rregull i mirë është të mbani buzët me lagështi gjatë gjithë ditës për të shmangur tharjen në radhë të parë.