Së fundmi, FBI paralajmëroi konsumatorët kundër përdorimit të stacioneve të karikimit publik falas. Kjo sepse mashtruesit kanë arritur të rrëmbejnë karikuesit publikë që mund të infektojnë pajisjet me malware ose softuer që mund t’u japin hakerëve qasjen në telefonin, tabletin ose kompjuterin tuaj. Në një postim në Twitter nga zyra në terren e FBI-së në Denver thuhej:
Shmangni përdorimin e stacioneve të karikimit falas në aeroporte, hotele apo qendra tregtare. Hakerët kanë gjetur mënyra për të përdorur portet publike USB për të futur malware dhe softuer monitorues në pajisje. Mbani karikuesin tuaj dhe USB dhe përdorni një prizë elektrike në vend të tyre.
Avoid using free charging stations in airports, hotels or shopping centers. Bad actors have figured out ways to use public USB ports to introduce malware and monitoring software onto devices. Carry your own charger and USB cord and use an electrical outlet instead. pic.twitter.com/9T62SYen9T
— FBI Denver (@FBIDenver) April 6, 2023
Zyra e FBI-së në Denver tha se mesazhi kishte për qëllim këshillimin dhe se nuk kishte asnjë rast specifik që e shtynte atë. Komisioni Federal i Komunikimeve ka paralajmëruar gjithashtu për një skemë përafërsisht të tillë që nga viti 2021. Rikujtojmë, se Bashkimi Europian ka rënë dakord që të gjithë llojet e celularëve dhe tabletëve të kenë të njëjtin karikues.
Deri në vitin 2024, Apple do të duhet të ndryshojë portën e karikimit për pajisjet. Ndërhyrja politike, për të cilën Komisioni Evropian tha se do t’ua lehtësonte jetën konsumatorëve dhe do t’u kursente para, erdhi pasi kompanitë nuk arritën të arrinin një zgjidhje të përbashkët.
Karikoni shpesh celularin në makinë?! Ky veprim nuk është një zgjidhje e mirë për jetëgjatësinë e baterisë së celularit. Duhet të kuptoni që portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë, si për shembull luajtja e muzikës në pajisjet e vjetra MP3. Telefonat celularë e “shohin” këtë lloj transferimi të energjisë elektrike të dëmshme.