Ka shumë njerëz që janë të fiksuar pas punës dhe e kanë gjithë kohës mendjen aty edhe nëse kanë marrë lejen dhe janë me pushime. Për t’u çlodhur dhe për të pastruar mendjen tuaj ndiqni një rutinë të re. Koha që kalojmë duke u kthyer në shtëpi, është ajo që ndan jetën tonë të punës nga ajo personale. Pavarësisht nëse vendosim të dëgjojmë muzikë, të flasim në telefon, duhet të gjejmë diçka që të na largojë mendjen nga puna dhe gradualisht do të na sjellë në realitetin tonë.
Nëse mendja jonë po kthehet në zyrë pas përfundimit të tetë orëve, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta kanalizojmë energjinë tonë diku tjetër. Nga çfarë do të hamë sonte deri në çfarë të veshim në dasmën e kushërirës tonë këtë verë, le të trajtojmë një problem tjetër, më të vogël dhe më kreativ se takimi i së hënës.
Nëse vërtet duam të mendojmë për punën, le t’i japim vetes gjysmë ore në një moment të ditës dhe të stresohemi atëherë. Në këtë mënyrë, ne do të vendosim kufij të shëndetshëm dhe do të kemi një mendje më të qartë për të menduar për çështjet e punës dhe për të kaluar kohë me njerëzit tanë dhe kohën tonë personale.
Ndërkaq, paqëndrueshmëria e punës, pasiguria e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, vala e pushimeve nga puna, pagat e ulëta dhe rritja e inflacionit po shkaktojnë shqetësim tek punëtorët kudo. Por sipas studiuesve dhe ekspertëve, ekziston një klasë punëtorësh që konsiderohen më të shqetësuarit nga të gjithë. Këta janë të rinjtë e Gjeneratës Z, të lindur nga mesi i viteve 1990 deri në fillim të viteve 2010, të cilët e kanë nisur jetën e tyre profesionale disa vite më parë ose tani.