Auto & Moto

Për ju që doni të dini sa energji elektrike harxhon mesatarisht makina elektrike!

Është e ndërlikuar të llogaritet saktësisht se sa rrymë harxhon një automjet elektrik por faqja Edmunds ka treguar se automjeti mesatar elektrik konsumon rreth 394 kWh në muaj dhe shpjegohet edhe se si kanë arritur në këtë përllogaritje. Të gjitha automjetet elektrike kanë bateri të mëdha që sigurojnë energji për motorët dhe sasia e energjisë elektrike e ruajtur në këto bateri është e njëjtë me atë kur shikojmë kapacitetin e rezervuarit të një makine “tradicionale”. Sistemet moderne të baterive ndryshojnë në kapacitet, duke u dhënë kështu makinave diapazon të ndryshëm kur karrikohen plotësisht.

Bateritë në EV-të moderne mund të konsumojnë nga 30 kWh në modelet e vogla si Mini Cooper SE, deri në më shumë se 200 kWh në “të rënda” si GMC Hummer EV. Megjithatë, kapaciteti i baterisë nuk është e vetmja gjë që duhet të dimë. Efikasiteti i mjeteve elektrike duhet të llogaritet kur merret parasysh distanca e përshkuar, kështu që për automjetet tradicionale llogarisim për shembull 6 litra për 100 kilometra dhe për EV-të kjo shprehet, le të themi, 50 kWh për 100 kilometra.

Kjo faqe ka marrë parasysh të dhënat statistikore nga SHBA dhe me ndihmën e të dhënave për numrin e kilometrave të përshkuar nga shoferi mesatar në muaj, duke marrë parasysh EV-të efikase dhe joefikase, kanë arritur në përfundimin se EV-ja mesatare konsumon 0.35 kWh për milje, që do të thotë 394 kWh në muaj.