Auto & Moto

Për ju që doni të blini një makinë nga interneti, ja si të mos mashtroheni!

Duke pasur parasysh se është shumë e mundur të hasësh një mashtrues, faqja e specializuar britanike “AA Cars” ka krijuar një guidë për ata që blejnë makina online. Mësoni sa më shumë për makinën përpara se të blini, duke lexuar komente ose duke parë fotot në internet.

Kontrolloni historinë e automjetit. Ka faqe që ju ofrojnë informacion mbi kilometrazhin, pronarët e mëparshëm, etj. Lexoni gjithashtu sa më shumë informacione dhe komente të jetë e mundur.

Kërkoni për fotografi dhe video të vetë makinës. Mos kini turp, kërkoni për aq foto dhe video sa të keni nevojë. Nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë ndoshta nuk është. Kjo vlen edhe për çmimet që ju duken shumë të përballueshme.

Bëni një inspektim të pavarur të automjetit, pyesni një ekspert se çfarë mendojnë për automjetin që po mendoni të blini. Gjithashtu, sigurohuni që automjeti të jetë me garanci dhe kthim parash.

Nëse shitësi i makinave është afër jush, dorëzimi nuk duhet të kushtojë shumë. Nëse jeni duke blerë një makinë në internet nga jashtë, bëni kërkimin tuaj dhe zgjidhni opsionin më të mirë.