Health & Beauty Lifestyle

Për ju nëna që teksa jeni duke ushqyer foshnjën me gji njëkohësisht konsumoni edhe ushqime me yndyrë!

Hulumtimet e reja tregojnë se ndjekja e një diete me sasi të lartë të yndyrës gjatë kohës kur ushqeni foshnjën me gji, ndryshon aktivitetin e ARN-së në qumështin e gjirit. Ndryshimet në materialin gjenetik mund të rrisin rrezikun e çrregullimeve metabolike si tipi 2 i diabetit. RNA është një zinxhirë i molekulave që shfrytëzon informacion gjenetik nga ADN për të prodhuar proteina në qeliza.

Defektet e ARN-së mund të luajnë rol në zhvillimin e sëmundjeve serioze si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe sulmet e trurit. Studimet e mëhershme kanë treguar se bebet e lindura nga nënat të cilat kishin konsumuar dieta me përqindje të lartë të yndyrës gjatë shtatzënisë janë më të prirur të bëhen obezë dhe të zhvillojnë sëmundje kronike si diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Ndërkaq, a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do të thotë vija e zezë që shfaqet në mesin e barkut tuaj teksa jeni në një pritje të ëmbël? Kjo vijë ndryshe e quajtur “Linea nigra” është një linjë e errët vertikale që shfaqet në lëkurën e stomakut të një gruaje shtatzënë dhe më shpesh quhet “vija e shtatzënisë”.

Ajo shtrihet nga kërthiza deri në organet gjenitale, por mund të shtrihet edhe në gjoks. A shfaqet te të gjitha shtatzënat “Linea nigra”? Rreth 80% e shtatzënave do ta kenë këtë linjë, por mund të jetë pak a shumë e dukshme në varësi të ngjyrës së lëkurës. Shtatzënat me lëkurë më të errët kryesisht kanë këtë linjë më të theksuar, në krahasim me ato me lëkurë më të hapur.