Për një periudhë të gjatë kohe, artisti i njohur Ardian Bujupi ka zgjedhur që të mbajë të fshehta shumë detaje të jetës së tij private, përfshirë faktin se është i martuar. Mesa duket kjo gjë ka ndryshuar pasi këngëtari shqiptar ka vendosur të zbulojë më në fund identitetin e bashkëshortes së tij Fjolla, e cila ishte një mister për publikun.
Në një postim të fundit në rrjetin e tij social Instagram në InstaStory, Ardian Bujupi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të bashkëshortes së tij, duke e bërë atë të njohur për herë të parë. Fjolla shfaqej në foto duke parë menunë e restorantit që ata kishin zgjedhur. Ky postim ka shkaktuar shumë reagime pozitive nga fansat e këngëtarit, të cilët kanë shprehur përgëzime dhe komplimente për çiftin.
Ardiani, i njohur për karrierën e tij të suksesshme në muzikë, ka qenë gjithmonë i rezervuar në lidhje me jetën e tij personale, por tani duket se është gati të ndajë më shumë nga momente të veçanta me publikun e tij. Vlen të theksohet gjithashtu se ai ka qenë i ftuar së fundmi në Top Albania Radio në emisionin “Live From Tirana” ku në një intervistë ekskluzive është pyetur edhe nëse po mendon të kthehet një ditë përfundimisht në Shqipëri.
Tani jam 33 vjeç dhe vjen një moshë që kur e ke shansin të vish më shpesh në Shqipëri dhe Kosovë, vjen ajo ndjenja që ‘po sikur të vish përfundimisht këtu’. Ka shumë gjëra, gjuha, tradita, dashuria, familja… Tani është zhvilluar Kosova dhe Shqipëria, dikur ka qenë më e vështirë të shkoje dhe për shkak të rrogave. Por tani është stabilizuar dhe ekonomia, është klima më e mirë, kam familjen… Për të gjitha këto gjëra e mendoj këtë, gjëra që atje nuk i kam.