Nuk quhet festë e Halloween-it nëse në club-et e natës apo në rrugë, nuk shihni vajza me kostume seksi të veshura si infermiere, djallushe, apo në uniformë shkolle. Thjesht ka diçka prapa kësaj feste e cila i inspiron vajzat të provojnë kostume seksi.
Teksa disa vajza mund të vishen seksi gjatë gjithë vitit, shumë prej tyre nuk e bëjnë këtë, prandaj diçka i shtynë ato që të paktën për Halloween ta “sfidojnë” veten. Barbara Greenberg, psikologe e adoleshentëve, familjeve dhe fëmijëve tregon se shumica e vajzave e perceptojnë Halloween-in si natë ku mund të dalin nga rutina e përditshme dhe të eksperimentojnë përmes kostumeve me sensualitetin dhe seksualitetin e tyre.
Greenberg thotë se vajzat të cilat kanë turp apo kanë frikë se do të paragjykohen nëse veshin kostume të tilla gjatë tërë vitit, ato “rregulla” nuk vlejnë në natën e 31 tetorit. Halloween-i ka evoluar në një natë ku të gjithë, si vajzat ashtu edhe djemtë, ndihen të lirë të eksperimentojnë me kostume të cilat nuk do t’i vishnin në përditshmëri.
Sa i përket asaj se a e objektivizon veten një vajzë nëse vishet seksi për Halloween, ekspertja e etikës dhe lidhjeve, April Masini, thotë se nëse një vajzë ndihet se duhet të vesh kostum seksi për t’u pranuar në shoqëri, atëherë padyshim se kjo shkakton një ndjenjë se ajo është duke u ‘poshtëruar’. Por, nëse një vajzë vesh kostume seksi sepse është argëtuese dhe ndihet e lumtur, atëherë për të nata e Halloween-it do të jetë vetëm një eksperiencë pozitive.
Ndërsa shumë të tjerë thonë se veshja e kostumeve seksi mund të shërbej edhe si mënyrë për t’i fuqizuar gratë, sepse kështu vajzat i kalojnë limitet që ua ka caktuar shoqëria dhe shfaqin anën më sensuale të tyre, diçka të cilën nuk do ta bënin në publik gjatë ditëve tjera të vitit. Greenberg shtoi:
Për disa gra, jo për të gjitha, nëse veshja e një kostumi të cilin nuk do ta vishnin në përditshmëri e bën të ndihet mirë, atëherë kjo përvojë e rrit vetëbesimin dhe krijon ndjesi pozitiviteti për trupin e saj.
Rikujtojmë se, hulumtimi i fundit i ka kërkuar mbi 9 mijë grave të zbulojnë se si ndihen gjatë kësaj feste dhe përgjigjja e pjesës më të madhe të tyre ishte, ‘të eksituara’. Një e treta madje ka shtuar që nata e shtrigave është pretekst i shkëlqyeshëm që të kenë një “mbrëmje të lirë” dhe atëherë “mund të ndodhë çdo gjë”. Për shumicën e grave kjo festë është rasti që të përjetojnë ndonjë fantazi të tyre nëpërmjet kostumit të cilin kanë veshur. Pra, meshkuj të dashur, kushtojin kujdes të veçantë partneres suaj më 31 tetor!