Celebrities Gossip Showbiz

“Për gangstera shihemi…”, debat i ashpër mes Julit dhe Gracianos!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli Mt arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët  janë përfshirë në disa debate, ku një ndodhi mes Julian Dedës dhe Graciano Taganit.  Teksa po debatonin ashpër me njëri-tjetrin, aktori iu drejtua balerinit që nuk dëshiron gangstera në këtë shtëpi, teksa e “kërcënoi” duke thënë se nëse dëshiron ta shfaqë të fortin mund ta bëjnë kur të dalin jashtë shtëpisë

Juli: Unë gangstera nuk dua këtu

Graciano: Kush po të bën gangsterin mor? Gangsterin e bën vetë. Ti mos më vë gjëra mua që unë nuk i kam

Juli: Për gangstera shihemi përtej atyre mureve

Graciano: Çfarë po thua tani, je duke më bërë presion?

Juli: Po jo mo jo

Loja e rezistencën ka lidhur bashkë me qese plastike banorët në çifte e një ndër ta ka qenë Meritoni dhe Rike. Për shkak se ata e vazhduan sfidën deri në fund ishin të detyruar të flinin bashkë ashtu të lidhur me njëri-tjetrin po në të njëjtin krevat me Rozën. Kjo nuk mund të mos komentohej dhe nga Roza, e cila nuk e beson faktin se po fle me Meritonin në një krevat.