Harry Styles përveçse një emër i njohur në fushën e muzikës po spikat edhe në aktrim. Ai është një nga personazhet kryesorë në filmin “Don’t Worry Darling”. Por pas rolit të mrekullueshëm fshihen edhe shumë orë punë. Mësohet se është dashur një punë e madhe për ta përgatitur artistin për skenat e dashurisë me partneren e tij Florence Pugh në film sepse ai ka kaq shumë tatuazhe.
Ndërkaq, edhe flokët e këngëtarit shkaktuan një situatë interesante në xhirimet e “Don’t Worry Darling”. Personazhi i tij, Jack, i nënshtrohet një grimi të shëmtuar në film, i cili përbënte një problem për parukierin Jaime Leigh McIntosh. Ai u shpreh se:
Doja t’i bëja ato më të dobëta dhe më pajetë. Nuk mundesha. Flokët e Harry-t janë plot volum.
Kur edhe një pjaster nuk arriti t’i bënte fijet e flokëve të Styles të dukeshin më keq, McIntosh iu drejtua parukes. Transformimit tronditës të Styles i cili përfshinte edhe shenjat e akneve të krijuara duke përdorur grim me efekte speciale iu deshën McIntosh dhe Heba Thorisdottir dy orë për ta arritur rezultatin.
Ishte për të gjetur atë ekuilibër dhe një linjë të mirë për ta shtyrë atë në një drejtim tjetër, por jo aq larg.
Rikujtojmë, se së fundmi fansat nuk i ndalën komentet pasi panë Styles duke pështyrë Chris Pine teksa zuri një vend pranë tij në Festivalin e Filmit në Venecia. Styles shkaktoi bujë pasi dyshohet se iu afrua karrikes së tij dhe pështyu në prehrin e aktorit përpara të dashurës së tij, Olivia Wilde. Së fundmi, ka reaguar një përfaqësues i Chris Pine i cili ka hedhur poshtë aludimet se Harry e ka pështyrë.