Dermatologia Francesca Fusco ka këshilluar që nëse i shtoni pak sheqer shampos suaj do të jetë truku më i mirë për bukurinë dhe shëndetin e flokëve. Të gjithë e dinë që sheqeri është i dëmshëm për organizmin tonë dhe përdorimi i tij duhet reduktuar maksimalisht, mirëpo disa ekspertë megjithatë këshillojnë aplikimin e sheqerit – jo në ushqim, por në higjienë.
Njëra ndër to është edhe mjekja Francesca Fusco, dermatologe, e cila konsideron që nëse i shtoni pak sheqer shampos suaj i vjen në ndihmë shëndetit të flokëve. Sipas mendimit të saj, në të gjithë shishen duhet hedhur një lugë të vogël sheqer, që do të veprojë si eksofiliant, përkatësisht për piling të butë të qimeve dhe skalpit.
Kështu eliminohen qelizat e vdekura dhe lëkura pastrohet nga ndotjet. Fusco shprehet:
Jo vetëm që eliminon yndyrën dhe ndotjen në mënyrë efikase, por sheqeri mundëson depërtim më të thellë të shampos dhe balsamit. Për këtë arsye edhe përftojmë edhe pastërti më të madhe, edhe hidratim më të mirë.
Ajo shpjegon që pa piling të herëpashershëm flokët mbushen me ndotje, prandaj rriten më ngadalë dhe më me vështirësi. Truket e tjera efikase të cilat dermatologët i preferojnë janë shpëlarja e herëpashershme e flokëve të yndyrshme me uthull, një herë në muaj, si edhe përdorimin e vajrave të ndryshme në maja të flokëve para larjes në vend të balsamit, një herë në javë.