Aktori i njohur i Hollywood-it, Mark Wahlberg sigurohet që gjithnjë të vendosë familjen në radhë të parë. 51-vjeçari zbuloi se e zhvendosi familjen e tij nga rezidenca e tyre prej 90 milionë dollarësh në Kaliforni, në një përpjekje për një jetë më të mire për fëmijët e tyre.
Duke u shfaqur në episodin e fundit të “The Talk”, Wahlberg foli për sfidën më të madhe me të cilën përballet, ndërkohë që duhet të balancojë karrierën e tij dhe të qenit një kryefamiljar. Ai u shpreh se:
Unë dua të jem në gjendje të punoj nga shtëpia. U transferova në Kaliforni shumë vite më parë për të ndjekur aktrimin dhe kam bërë vetëm disa filma gjatë gjithë kohës që kam qenë atje. Pra, të jem në gjendje t’u jap fëmijëve të mi një jetë më të mirë dhe të ndjekin ëndrrat e tyre, qoftë vajza ime si kalorëse, djali im si basketbollist, djali im i vogël si lojtar golfi, kjo kishte shumë rëndësi për ne.
Në muajin prill, Wahlberg vuri shtëpinë e tij në Beverly Hills në shitje për një shumë të madhe prej 87.5 milionë dollarësh. Ai bleu pronën prej 30,500 metrash katrorë në vitin 2009 për vetëm 8.25 milionë dollarë. Rezidenca përmban 12 dhoma gjumi dhe 20 tualete së bashku me një dhomë kinemaje, një kantinë të vogël vere, një fushë golfi, një fushë tenisi, një park dhe një shtëpi të veçantë për mysafirët.
Aktorit hollivudian, Mark Wahlberg, nëse nuk e dini i pëlqen të ushtrohet në orën 4:00 të mëngjesit. Ndërsa të gjithë janë duke fjetur, ylli i filmit të ri të Netflix, “Me Time”, është duke u ushtruar dhe së fundmi ka postuar një video në Instagram në të cilën shfaqet duke bërë stërvitje.