Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Në media ka qarkulluar një foto ku aktorja shihet në ambientet e spitalit, duke marrë ndihmën mjeksore. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Egla ka zbuluar gjendjen e saj shëndetësore, duke u shprehur se është duke u rekuperuar nga rënia në studio.
Egla ka reaguar shpesh herë këto ditët e fundit me disa shkrime në rrjete sociale e vetë pak më parë një falenderim ka ardhur nga ana e saj për të gjithë ata që e kanë mbështetur:
Falenderim special për “Team Egla Ceno” jam mirënjohëse për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhënë kur isha brenda “BBV3”, por akoma më shumë tani që mbaroi. Ju garantoj që e ndjej energjinë dhe dashurinë tuaj. You rock folks. Faleminderit nga zemra. Ps: Jam mirë shihemi së shpejti.
Gjatë një interviste në Tapetin e Kuq pak para finales së madhe, ish-banorja Roza Lati është shprehur se nëse “BBV3” e fitonte Egla Ceno, Roza do të hidhej nga ballkoni. Një deklaratë, e cila u komentua shumë pas shpalljes së fituesit deri mbrëmjen e djeshme, ku në Post BBV3, Roza ka shpjeguar fjalët e saj.