Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.
E një tjetër raport shumë të ngushtë që bukuroshja nuk ngurron ta tregojë në rrjete sociale është marrëdhënia e shkëlqyer që ka me të motrën. E dedikimet publike mes tyre nuk janë të pakta, ashtu si më e fundit nga ana e këngëtares e cila teksa e ka postuar në Instastory-n e saj krahas ka shkruar:
Vajza më e bukur në të gjithë botën!
Artistja ka treguar gjithmonë se nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe pas një viti shumë të suksesshëm që la pas ka vendosur që të mos humbë asnjë ditë kohë edhe nga ky vit i ri. Vetëm pak ditë më parë ajo na ‘dhuroi’ një super projekt muzikor në bashkëpunim me artistët më të përfolur të tregut tonë, Dj Geek, Young Zerka dhe Mc Kresha. ‘Nafije‘ ka mbi 3 milion klikim në platformën YouTube.