Celebrities Music Showbiz

Për Cher sezoni i festave të fundvitit ka nisur që tani, këngëtarja publikon albumin e saj të parë për Krishtlindje!

Së fundmi këngëtarja legjendare Cher ka ftuar fansat e saj të kalojnë Krishtlindjet me të. 77-vjeçarja po përgatitet të publikojë albumin e saj të parë të Krishtlindjeve, “Cher Christmas” dhe e njoftoi projektin në Instagram duke postuar një foto të kopertinës dhe duke ftuar fansat e saj të festojnë me të. “Do t’i kaloni Krishtlindjet me mua?”-ka shkruar Cher në postimin e saj. Ndërkaq, albumi është i disponueshëm për para-porosi dhe Cher është me të vërtetë shumë e emocionuar për këtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cher (@cher)

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, ka treguar së fundmi për mënyrën se si e ruan pamjen e saj rinore dhe zbuloi se i mban flokët e gjatë dhe bën të njëjtat gjëra që ka bërë gjithmonë. Cher kujtoi se kishte biseduar me një mikeshë për momentin kur do t’i duhej t’i shkurtonte flokët dhe të mos vishte xhinse, por artistja pranoi se ende nuk kishte arritur në atë pikë. Për Cher, gjenet e saj janë përgjegjëse për dukjen e vazhdueshme rinore, ndërsa nëna e saj ka jetuar 96 vjet.