Seriali i njohur “Emily In Paris” këtë vit transmetoi edhe sezonin e katërt të tij por të ndarë në dy pjesë. Në muajin gusht u transmetuar vetëm disa episode ndërsa pritet që nesër më 12 Shtator të dalin edhe episodet e mbetura të këtij sezoni. Mund t’ju duket çudi por Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron do të shfaqet në serialin e njohur në episodet e fundit.
Revista Elle në lidhje me këtë lajm bëri të ditur se Macron do të vijë komplet ndryshe. Ndërsa Darren Starr, producent, i zbuloi për revistën se Macron “ka shumë talent”. Paraqitja e ish-mësueses 71-vjeçare, sipas yllit të serialit hit, Lily Collins, ka qenë në diskutim që nga viti 2022.
Ideja na erdhi kur Darren Starr dhe unë e takuam atë në Champs-Élysées në dhjetor të vitit 2022. Ajo është një fanse e madhe e serialit.
Kjo është hera e dytë që Macron luan një rol. Kujtojmë që në vitin 2018, ajo u shfaq në ‘Vestiaires’, një sitcom francez që ndjek dy notarë me aftësi të kufizuara. Në fillim të këtij viti, u njoftua se një film biografik me gjashtë episode të titulluar “Brigitte, une femme libre” ishte në prodhim.