Celebrities Gossip Showbiz

“Për çfarë e përdorim këllëfin a e di?”, çfarë po ndodh tani mes Eglës dhe Julit?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Mëngjesi i sotëm ka nisur me debat mes dy aktorëve, Julit dhe Eglës. Kjo e fundit i tha banorit se ai e ka ofenduar duke i thënë që të masturbohet dhe disa fjalë të tjera. Nga ana tjetër Juli u shpreh se edhe Egla e ka ofenduar atë duke e quajtur “këllëf”, megjithse sipas aktores fjala nuk ishte me kuptim të keq por nënkuptonte këllëfin e jastëkut.

Egla: Ke dridhur zinxhirin për 3 muaj. Ti je ai sa të ikën të tjerët më ke thënë shurrufull, masturbohu, jazëk të qoftë, më the s’do bësh hajër

Juli: Po ti mua çfarë më ke thënë?

Egla: Çfarë të kam thënë, ma thuaj

Juli: Të gjitha të zezat. Këllëf

Egla: Po ta kam thënë se çfarë është këllëfi, është situatë

Juli: Jo moj vajzë, për çfarë e përdorim këllëfin a e din ti?

Egla: Unë mbaj përgjegjësi për atë që them

Juli: Aaaa! Ok edhe un të them masturbohu në tru

Egla: Unë të them masturbohu se duket që ke nevojë

Juli: Kokë ci… gare moj gare. Ik moj kokë ci… gare. Hajde ta bëjmë lojën kështu

Egla: Mbaj përgjegjësi për çfarë them dhe jo për çfarë mendon ti

E një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin. Teksa Graciano i ka përmendur Heidit disa ish-banorë të shtëpisë ndër ta Alfio Rrotanin dhe Fatjon Kuqarin, ku sipas tij Heidit ka flirtuar, Romeo ndërhyn dhe i kthehet banorit se nuk mund të përmend emra të tjerë në sy të tij.  Së fundmi Fatjoni, i cili fillimisht pati një afrim brenda shtëpisë me Heidin, ka publikuar një video në Instastory, ku ka bërë një reagim lidhur me këtë situatë.