Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë që të vuajmë nga pagjumësia. Ju ka ndodhur që të jeni shtrirë dhe ktheheni sa nga njëra anë në tjetrën sepse nuk mund të flini dhe keni qëndruar zgjuar teksa minutat dhe orët kalojnë. Pagjumësia konsiderohet të jetë një problem i rregullt për një numër të madh njerëzish.
Nëse jeni një nga ata që zgjohen jo të freskët ditë pas dite, një mjek ka zbuluar një këshillë disi të çuditshme për t’ju ndihmuar të gjeni rrugën drejt gjumit të qetë si qengj. Doktori Karan Rajan tha se vuante nga pagjumësia kur filloi të punonte si mjek. Në fillim, ai nuk mendoi se këshilla e tij në dukje kundërproduktive, që përfshin pak psikologji të kundërt, do të funksiononte.
Megjithatë, mjeku u befasua se sa lehtë e ndihmoi në betejën e tij me pagjumësinë. Duke shpjeguar si ta bëni këtë, ai tha:
Në thelb, i thoni vetes: ‘Unë nuk do të fle’ dhe qëndroni zgjuar. Thjesht shtrihuni në shtrat, me sytë hapur dhe detyroni veten të qëndroni zgjuar. Thuajini vetes: ‘Mos fli’. Në shumicën e rasteve, do të ndiheni të lodhur dhe do të bini në gjumë dhe kjo do të ketë sukses.
Ekspertët kanë një këshillë për të dhënë kur vjen puna te gjumi, sidomos tani që po vjen vera. Ata rekomandojnë të flemë me derën e dhomës së gjumit të hapur. Kjo sepse në këtë mënyrë mund të kemi qarkullim të papenguar të ajrit gjatë natës. Rex Isap, drejtor menaxhues dhe ekspert i gjumit në Happy Beds, thotë se:
Çuditërisht, 60% e të rriturve flenë me derën e mbyllur, që do të thotë se vetëm 40% flenë me derën e hapur.
Duke shpjeguar efektet e lënies së dyerve të hapura, Isep citoi një studim që “zbuloi se ata që flinin me derën e dhomës së gjumit të hapur raportuan një gjumë më të mirë dhe më të gjatë të natës sesa ata që flinin me derën e mbyllur”.