Celebrities Music South Outdoor Festival - News

Për ata që nuk janë të pranishëm në Borsh, ja çfarë po ndodh në “South Outdoor Festival”!

Është e vështirë ta besojmë se nuk jeni të pranishëm në “South Outoor Festival” por nëse jeni pjesë e atyre pak njerëzve që nuk ia dolën mbanë të shkojnë në Borsh, ne po ju zbulojmë më shumë rreth atmosferës atje. Muzika e mirë nuk mungoi padiskutim as natën e parë dhe as të dytën e këtij festivali. Artistët më në zë të momentit, shqiptarë dhe të huaj ishin të pranishëm në këtë event muzikor të shumëpritur. Ndërkohë edhe muzika e disa prej DJ më të mirë nuk mungoi, dhe festimet përfundojnë vetëm orët e para të mëngjesit.

Kryefjalë e këtij festivali, janë ngjyrat dhe liria dhe në veshjet e kujtdo mund të vërejmë këto dy karakteristika. Sa artistët, aq edhe turma shiihet e veshur në mënyrë të mrekullueshme, me ngjyra, xixa dhe gjithçka që transmeton ndjesinë e lirisë.

Ndërkohë vlen për t’u përmendur që SOF nuk ka vetëm për synim muzikën e mirë, por edhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive. Epo duhet ta pranojmë se SOF e mbajti fjalën, teksa asnjë prej këtyre aktiviteteve nuk mungon. Një aspekt tjetër shumë pozitiv që vlen për t’u theksuar është fakti se aktivitetet janë për të gjitha moshat, nga fëmijët, deri te moshat më të rritura. Shihen sporte të ndryshme sa lojrat e tavolinës, deri te ato më esktremet.

Epo nuk ka mbetur asgjë tjetër veçse të vini në Borsh për të shijuar ditët e tjera të këtij festivali fantastik për të parë dhe shijuar nga afër gjithçka që lexuat më sipër. “South Outdoor Festival” ju pret që të shijoni muzikën fantastike të artistëve më në zë të momentit, pamjet e mrekullueshme të Borshit dhe aktivitetet sportive aq të veçanta.