Health & Beauty

Peptidet e bakrit eliminojnë rrudhat dhe jo vetëm, çfarë duhet të dini!

Bakri luan një rol kyç në prodhimin e kolagjenit, indit lidhës të lëkurës dhe mbështet prodhimin e melaninës, përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës dhe flokëve. Peptidet e bakrit e bëjnë lëkurën më të fortë, të lëmuar dhe zbusin rrudhat. Edhe pse tregu është i mbushur me produkte të ndryshme, kremra dhe serume, peptidet e bakrit tashmë janë quajtur ‘botox pa gjilpëra’.

Peptidet e bakrit e bëjnë lëkurën më të fortë, të lëmuar dhe zvogëlojnë rrudhat duke nxitur sintezën e kolagjenit dhe elastinës dhe duke reduktuar stresin oksidativ. Përpara blerjes, duhet të hulumtoni se cilat peptide bakri duhet të përdorni dhe sigurohuni t’i aplikoni ato në sasitë e rekomanduara dhe në kohën e rekomanduar. Si me të gjitha produktet e tjera, mos e teproni.

Ndërkaq, deri para disa vitesh, mbushja e buzëve konsiderohej si tabu. Në ditët e sotme, nëse nuk keni bërë vetë botox ose mbushës buzësh, me siguri njihni dikë që e ka bërë. Por ju duhet të mendoheni dy herë për marrjen e këtyre injeksioneve, ka paralajmëruar një eksperte estetike.

Çmimi për të paguar mund të jetë humbja e aftësisë për të interpretuar emocionet. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në Scientific Reports, i cili theksoi se si injeksionet e botoksit në ballë mund të ndryshojnë mënyrën se si mendja interpreton dhe përpunon emocionet që vizatohen në fytyrat e njerëzve të tjerë.

Plakja është një aspekt i pamohueshëm i jetës që na ndodh të gjithëve dhe si pasojë sjell me vete rrudha ose varje të lëkurës. Edhe pse procedura e botoksit nuk kërkon kohë rikuperimi, ajo vjen me disa udhëzime pas trajtimit. Ekspozimi në diell për një periudhë të gjatë kohore mund të çojë në plakjen e lëkurës.