Partia Demokratike, dega e Vlorës bëri kallëzim në Prokurori lidhur me përmbytjet e 4 tetorit. Kryetari Atird Hoxha:
Në lidhje me përmbytjet e hasura në reshjet e 4 tetorit 2024, kemi depozituar në prokurori një kallëzim penal për këtë ngjarje. Ky hap vjen nga PD-ja e Vlorës për drejtësi dhe përgjegjësi sa i takon dëmeve. Ky veprim ka një sërë faktesh që kanë ndodhur në përmbytje. Kërkojmë që prokuroria të veprojë më shpejtësi pavarësisht se ditët kalojnë. Nuk kemi parë prokuror në terren.
Kemi kallëzuar ku kemi bërë të qartë veprime që prokuroria të kryejë marrjen e provave në terren. Institucionet shtetërore të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të minimizuar dëmet në pronat e qytetarëve e të marrin përgjegjësi për dëmet. Këto përmbytje nuk kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të pretenduara nga kryetari i bashkisë. Ka ardhur si neglizhencë e mos veprimit të cilin institucionet duhet të kishin ndërmarrë si kanalizimet e ujërave të sipërme që çeduan gjatë 4 tetorit dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.
Hoxha shtoi se kallëzimi ka për qëllim nisjen e hetimeve ku mund të merren të gjithë në shqyrtim, që nga kreu i bashkisë te emergjencat civile dhe OSHEE-ja.
Përgjegjësitë duhet t’i nxjerrë prokuroria. Kemi nxjerrë fakte dhe prova në terren që i kemi vënë në dispozicion. Vihemi në dispozicion kur ta regjistrojnë hetimin. Duhet të kishte nisur, duhet të kishte veprime konkrete. Deri tani nuk ka asnjë njoftim me nisjen e hetimeve. Sot kemi depozituar këtë kallëzim në emër të PD-së. Kallëzim për shpërdorim detyre. Kjo është detyra që lind sot nga prokuroria. Kush janë ata që kanë shpërdoruar detyrë, për dëme që llogariten në qindra miliona euro. Nuk kemi bërë kallëzim me emra konkretë. Po kërkojmë nisjen e hetimeve sa i takon shpërdorimit të detyrës. Nga kreu i bashkisë, emergjenca civile, OSHEE-ja.
Grupet e punës të bashkisë së Vlorës po vijojnë punën për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e 4 ditëve më parë. Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha tha se “prej orëve të para të mëngjesit, grupet e evidentimit të dëmeve janë në terren në të gjitha rajonet”.
Ne po bëjmë gjithçka të mundur për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë dëmtuar nga përmbytjet.