Në Britaninë e Madhe gjendet pema më e madhe natyrale e Krishtlindjeve, 16 metra i lartë, i vendosur në oborrin e një çifti që në vitin 1978, kur ata blenë shtëpinë. Sot, çifti i moshuar, është krenar që pema e tyre ndriçon fshatin e vogël në periferi të kryeqytetit Londër.
Avril dhe Christopher Rowlands e blenë pemën 43 vjet më parë, kur ajo ishte thuajse 1 metër dhe e mbollën në oborrin e shtëpisë, pa e menduar se ajo do të rezistonte për më shumë se 4 dekada.
Fshati i tyre, Inkberrow, njihet si një nga më të errëtit dhe të pandriçuarit në mbarë Britaninë dhe kjo periudhë e festave të fundvitit ndriçon çdo ditë rrugicën ku jetojnë 2 mijë banorë, me pemën të dukshme qindra metra larg. Ka madje nga ata që udhëtojnë nga dhjetëra qytete çdo ditë për një foto pranë saj.
Ju sjellim në vëmendje se një familje gjermane e ka çuar atmosferën e Krishtlindjeve në një nivel tjetër, duke dekoruar shtëpinë me 444 pemë me drita. Pronari i shtëpisë ka thënë se:
Përshëndetje, emri im është Thomas Jeromin, jam 55-vjeç dhe mbaj Rekordin Botëror për vendosjen e numrit më të madh të pemëve në një vend.
Ah, dhe nëse pëlqeni bredhat natyralë për periudhën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, në këtë link keni disa këshilla nga ekspertët në mënyrë që bredhi juaj të zgjasë shumë kohë i bukur dhe i freskët.