Aktualitet Politikë

PD kërkoi mocion me debat për abuzimin me fondet e IPARD, PS rrëzon kërkesën!

Partia Socialiste ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Grupit Parlamentar të PD për gjetjet e OLAF lidhur me abuzimet me fondet e IPARD.

Në Konferencën e Kryetarëve, fillimisht kryetari i grupit parlamentar i PD-se, Gazment Bardhi u shpreh se “Kuvendi duhet të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe te marrë çdo mase që mundësojmë zhbllokimin e fondeve nga BE”.

Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi tha se nuk është kundër, por sipas tij nuk është koha e duhur.

“Nuk jemi kundër, por mendojmë se nuk është koha e duhur. Për disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAF, nuk është zyrtar dhe është ende konfidencial. Dhe po ashtu ka një hetim të organeve të drejtësisë. Kërkoi mirëkuptim dhe nuk jam kundër, por ta bëjmë ne vjeshtë kur dhe raportet ti kemi zyrtare”, tha Çuçi.

“Kërkesa jone nuk bazohet ne thashetheme. Më vjen keq që kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti  i OLAF është publik ne faqen e Komisionit Evropian. Nuk janë thashetheme por përmbledhja zyrtare që OLAF ka bërë mbi hetimin për rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i është vene në dispozicion autoritetit  ekzekutivë shqiptare por edhe drejtësisë. Kërkesa nuk bazohet as në thashetheme e lajme gazetash por në raportin zyrtar të OLAF. Po të ishte bazuar mbi lajme mediash do te kishim kërkuar në korrik 2023 këtë debat por kemi pritur raportin zyrtar. Është fiks momenti tani për këtë debat, një pune qe padyshim do të zgjas edhe në sesionin tjetër parlamentar. Me rendësi është që të biem dakord për debatin, pastaj kohen se kur e vendos debatin ne baze te rregullores i takon kërkuesve”, tha Bardhi.

Kërkesa u rrëzua me votat e PS

“T’ju vijë turp! Po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërinë. Ne ju ftojmë të marrim masa, ndërsa ju mbroni vjedhjet”.