Mbrëmja e sotme ka sjellë emocione të forta në shtëpinë e BBV3. Vëllai i Madh i ka dhënë një sfidë të re banorëve të BBV, sipas së cilës të gjithë banorët do i shkruanin letër një banori tjetër, duke shprehur vlerësimin apo dashurinë që kanë për të.
Banorët kanë nisur të shkruajnë letrat për njëri-tjetrin teksa të gjithë janë mbledhur në oborr. Heidi ka surprizuar Rozën me letrën e saj, në të cilën i ka shprehur dashurinë e sinqertë.
“E dashur Roza, do të duket e cuditshme që po ta shkruaj ty këtë letër por mendoj se është gjëja e duhur në këtë moment, jo vetëm për ty por për të dyja ne. Kemi filluar këtë rrugëtim bashkë dhe jo në mënyrën më të mirë. Ofendimet kanë qenë të rënda, jemi fyer dhe prekur emocionalisht deri në limite.Të kam treguar anën time më të errët dhe sot po kuptoj që ndoshta i kam bërë më shumë dëm vetes se sa ty. Kë po ofendoja? Një grua padiskutim, shume e bukur, aq sa e fortë por edhe shumë e brishtë. Ndoshta të duash dikë, do të thotë ta duash ashtu sic është, me të gjitha ngjyrat e tij dhe shpesh herë kam harruar të mendoj kështu. Shpesh herë kam harruar dhe veten. Sot kur më tregove bluzën tënde të re, mendoj se ishte një mënyrë shumë e bukur për të më thënë më fal.Më ke mësuar shumë në fakt dhe të vlerësoj. Ndoshta edhe ato provokimet e tua nuk ishin provokime por pyetje që në të vërtetë ne nuk duam t’ju përgjigjemi. ps. Më ke mërzitur pak por nuk ka gjë, Me dashuri të sinqertë, Heidi”