Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Rike Roçi, u përfol së fundmi se ka nisur një romancë dashurie. Madje u tha se ajo ka nisur pushimet me vëllain e Meriton Mjekiqit, Rinorin.
Lidhur me këto ka reaguar menjëherë Rike, e cila i ka hedhur poshtë këto thashetheme.
Përmes një postimi në “Instastory”, modelja ka sqaruar se pushimet po i shijon me familjen e saj dhe kjo duket qartë nga fotot që ka ndarë me ndjekësit ditë pas dite.
Më ndodh gjithmonë të lexoj gjëra për veten që as unë vetë nuk i di. Di që jam në Sardenja me pushime, me familjen time. E vërtetuar kjo nga ‘story-t’ që postoj gjithmonë me mbesën time
Ndër të tjera Rike Roçi ka shtuar se Rinorin thjesht e njeh por nuk ka asgjë mes tyre. Por nga ana e Rinorit ende nuk ka ardhur një reagim dhe nuk ka mohuar asgjë nga aludimet e fundit.
Patjetër e njoh Rinorin po asgjë më shumë, ju lutem ndaloni me informacione fallso se më keni lodhur