Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Luizi ka pranuar se ajo që i rrëfeu Kiarës rreth sëmundjes së tij ishte një ‘gomarrllëk’ dhe që i doli jashtë pritshmërive të tij. Ndërsa tregoi edhe se u frikësua shumë kur Kiara pësoi dëmtimin.
Luzi: Më iku situata nga duart, bëra një gomarllik!
Arbana: Pate frikë atë natë që u vra Kiara?
Luizi: pata frikë, se unë e kam thënë që ajo është si kristal që po e prek diku thyhet. Dhe kur e pashë që ra, ngela. Thosha o zot i madh iku për një fërkim të vogël. Kisha frikë se meqë isha në nominim, se thashë ia kam bërë vetes, nuk do e shoh më. Pastaj kur erdhi, edhe pse nuk mi hodhi sytë ishte shumë mirë që ishte këtu. Më vinte të plas që e pashë ashtu, se me duket vetja si shkaktari i asaj. Kjo ishte arsyeja që doja të rrija afër dhe pse ajo e refuzon