Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni abdominal më 17 janar. Kjo është gjithçka që bota di vërtet. Por njerëzit janë shumë kuriozë dhe duan të dinë më shumë se çfarë i ka ndodhur Princeshës së Uellsit dhe se si është gjendja e saj tani prandaj edhe i kanë kërkuar asaj që të tregojë se si është situata. Ajo aktualisht është duke pushuar dhe duke u rikuperuar në Adelaide Cottage në Windsor dhe po mbështetet nga familja e saj, veçanërisht nëna e saj Carole, e cila po kujdeset për princat dhe princeshat që ajo ka sjellë në jetë dekadën e fundit.
Middleton kishte bërë të gjitha kontrollet në heshtje dhe më pas u largua nga Klinika e Londrës pas operacionit, por askush nuk e di pse, megjithëse disa mendojnë se kjo ishte e lidhur me tre shtatzënitë e saj dhe se ajo mund të kishte bërë një operacion për të zgjidhur refluksin e acidit ose të kishte kryer një histerektomi.
Ndërkaq, Middleton për ata që nuk e dinë ka një pasuri kolosale. Pasuria e saj vjen kryesisht nga martesa me trashëgimtarin e fronit, por ajo ka edhe pasuri nga familja e saj. Kate Middleton vjen nga një familje e klasës së mesme të lartë që i kanë fituar paratë e tyre përmes organizimit të festave të fëmijëve. Sipas Celebrity Net Worth, Princesha e Uellsit vlerësohet të ketë një pasuri me vlerë 10 milionë dollarë. Pasuria e saj personale mbetet e ndarë nga ajo e bashkëshortit të saj, e cila vlerësohet, sipas Celebrity Net Worth, në 100 milionë dollarë.