Celebrities Gossip Showbiz

Pasuria e Kyle Walker në rrezik, gruaja dhe e dashura i shkaktojnë probleme!

Futbollisti i njohur Kyle Walker vijon të bëjë bujë për jetën e tij personale. Shkak për këtë u bë një jetë e dyfishtë e yllit anglez, që për më shumë se dy vite jetonte me gruan e tij Annie Kilner, me të cilën u martua në vitin 2021, por edhe me të dashurën e tij në fshehtësi, Lauryn Goodman.

Annie Kilner njoftoi ndarjen nga Walker në janar të vitit 2024, pasi mësoi se Lauryn kishte një fëmijë me futbollistin, me vajzën që kishte lindur në korrik të 2023. Sipas “The Sun”, Kyle Walker mbeti i habitur kur mësoi faktin se Annie kërkon divorcin dhe gjysmën e pasurisë së tij. Palët janë në bisedime, për hapat e ardhshëm që do të ndjekin.

Çifti u nda në fillim të vitit 2024, pasi kishte lindur vajza Kinara nga e dashura e Kyle, Lauryn Goodman. Ishte kjo e fundit që zbuloi gjithçka, duke vënë në dijeni edhe Annie-n. 34-vjeçari i ishte lutur që të mos tregonte, madje në merkaton e verës së 2023, mbrojtësi i djathtë mendoi të largohej nga City, për të kaluar te Bayern Munich, vetëm për t’i shpëtuar skandalit.

Annie e tronditur, pasi ishte shtatzënë me fëmijën e katërt me Kyle Walker, vendosi të ndërpresë marrëdhënien. Tashmë palët po shkojnë drejt divorcit, por fakti se Annie kërkon 27 milionë paund, që është gjysma e pasurisë së lojtarit, i ka hapur atij telashe të mëdha.

32-vjeçarja thuhet se po kërkon rreth gjysmën e pasurisë prej 30 milionë euro të Walker pas lidhjes së tij me influencuesen, Lauryn Goodman. Lojtari i Manchester Cityt dhe Anglisë, i cili ndan katër fëmijë me Kilner, ka në fshehtësi edhe dy fëmijë me Goodman.

Kilner thuhet se ka kërkuar këshilla ligjore paraprake në lidhje me një divorc të mundshëm dhe është informuar se ajo do të kishte të drejtën për gjysmën e pasurisë së Walker. “Është një shfaqje për momentin. Kyle dhe Annie po debatojnë pothuajse për gjithçka”-ka thënë një burim për The Sun. “Ajo i ka thënë se do të mendojë për t’i dhënë një tjetër shans vetëm nëse ai i jep asaj gjysmën e parave të tij fillimisht”.