Celebrities Film & Tv Showbiz

Pasuria dhe karriera e sukseshme e yllit të filmit “The Little Mermaid”, Halle Bailey!

Halle Bailey ka bërë një kalim të suksesshëm nga muzika në aktrim, duke u afirmuar si një nga artistet më të spikatura të brezit të ri. Fillimet e saj artistike janë të lidhura ngushtë me Chloe x Halle, dyshen e krijuar së bashku me motrën e saj, Chloe. Ato nënshkruan me Parkwood Entertainment të Beyoncé në vitin 2016, dhe kjo marrëveshje e ka shpërblyer me një vlerë që ka variuar nga $600,000 deri në $1 milion.

Albumi debutues i “The Kids Are Alright”, solli sukses të madh, me nominime për Grammy dhe BET, ndërsa albumi i dytë, “Ungodly Hour”, i nxori në krye të tabelave me hitin “Do It”, që arriti të renditej në ‘Billboard Hot 100’. Ky sukses muzikor ka siguruar të ardhura të konsiderueshme për Halle dhe Chloe, veçanërisht nga të drejtat e autorit dhe fitimet nga koncertet.

Një tjetër hap i madh në karrierën e Halle Bailey ishte kalimi në industrinë e filmit, ku roli i saj si Ariel në filmin “The Little Mermaid”  të Disney-t ishte një moment përcaktues. Pagat për këtë rol ishin rreth $1.5 milion, dhe sukseset në box office të filmit i sollën të ardhura shtesë për aktoren, duke përfshirë edhe fitimet nga shërbimet e transmetimit dhe shitjet e DVD-ve.

Pas këtij suksesi, Halle ka vazhduar të zhvillojë karrierën e saj në Hollywood, duke luajtur gjithashtu në filmin “The Color Purple”, për të cilin u nominua për një çmim BET si aktorja më e mirë. Edhe pse shifrat e pagës për këtë film nuk janë bërë publike, projekti ka ngjallur diskutime për rritjen e pagave dhe barazinë në industrinë e filmit.

Në fushën muzikore, Halle ka bërë hapa të rëndësishëm si artist solo, duke publikuar këngën “Angel”, e cila arriti të renditej në ‘Billboard’s R&B Digital Song Sales’ dhe i dha asaj një nominim për ‘Grammy’.

Për vitin 2024, pasuria e Halle Bailey është vlerësuar rreth 3 milion dollarë, duke pasqyruar suksesin e saj të jashtëzakonshëm në muzikë dhe film. Me projekte të reja të shumëpritura, si “The Line” (2024) dhe “Atlantis” (2025), të ardhurat e saj pritet të rriten më tej, duke e pozicionuar atë si një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it dhe muzikës.