Bota

Pastrohet mali Everest. Qindra skelete njerëzish, ja çfarë gjeti ushtria nepaleze!

Ushtria nepaleze ka bërë të ditur se ka hequr 11 ton mbeturina, katër trupa të pajetë dhe një skelet nga mali Everest dhe dy majat e tjera të Himalajeve.

Ushtarëve iu deshën 55 ditë për të tërhequr mbeturinat dhe trupat nga mali Everest, Nuptse dhe Lhotse.

Vlerësohet se Everesti është i mbuluar me më shumë se pesëdhjetë tonë mbeturina dhe më shumë se 200 trupa, raporton bbc.

Në pesë aksione pastrimi që nga viti 2019, janë mbledhur 119 ton plehra, 14 kufoma dhe disa skelete.

Në vitin 2019, ushtria filloi të kryejë një pastrim vjetor të malit, i cili shpesh përshkruhet si deponia më e lartë e plehrave në botë. Në pesë operacione pastrimi, u mblodhën 119 ton mbeturina, 14 kufoma njerëzish dhe disa skelete, thotë ushtria.

Në të ardhmen, qeveria planifikon të krijojë një ekip rojesh malore për të monitoruar sasinë e mbeturinave dhe për të investuar më shumë para në mbledhjen e tyre.