Sipas hulumtuesve nga Tajvani, pastrimi vjetor i dhëmbëve mund të zvogëlojë rrezikun nga infarkti i zemrës në masën 24% krahasuar me ata që i shmangen këtij trajtimi. Hulumtuesit e prezantuan këtë raport në takimin e Asociacionit Amerikan të Zemrës në Orlando, Florida. “Pastrimi i dhëmbëve ul nivelin e baktereve në gojë të cilat mund të shkaktojnë inflamacione kronike”-,thotë autorja e studimit Zu-Yin Chen.
Inflamacioni mund të çojë në infarkt në zëmër dhe goditje në tru. “Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme, ndërsa ne të gjithë duhet të ndihmojmë njerëzit që të mësojnë se si ta mirëmbajnë higjienën e gojës”,-thotë Chen. Gjetjet e studimit fillimisht tregojnë se pastrimi i rregullt i dhëmbëve ul rrezikun nga sulmet e zemrës dhe atyre në tru. Studime të mëtejshme nevojiten të sqarojnë se si pastrimi i dhëmbëve ndikon në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut dhe të zemrës, si dhe të shihet nëse pastrimi i rregullt ul rrezikun nga sëmundjet tjera, si kanceri dhe sëmundjet e imunitetit,
Ndërkaq, një ilaç i zbuluar nga studiuesit japonezë një ditë mund të na lejojë të rigjenerojmë dhëmbët tanë. Studiuesit në Japoni po zhvillojnë një ilaç që besojnë se do t’u mundësojë njerëzve të rrisin dhëmbë të rinj për të zëvendësuar ata që kanë humbur. Ilaçi për rritjen e dhëmbëve të rinj së shpejti do të hyjë në provat klinike te njerëzit, pasi është treguar efektiv te kafshët. Nëse provohet i sigurt dhe efektiv te njerëzit, ilaçi i zbuluar mund të na mundësojë rigjenerimin e dhëmbëve të humbur për shkak të lëndimit, prishjes së dhëmbëve ose pleqërisë.